“Romët për romët”. Nën këtë moto aktivistë të komunitetit rom në Fier shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë. Situata e krijuar nga koronavirus ka rënduar edhe më shumë jetesën e komunitetit rom në tre fshatra të bashkisë së Fierit. Ndihmat u shpërndanë në fshatrat Drizë, Baltëz dhe Mbrostar. Nevoja urgjente për ushqime ka bërë që përfituesit e këtyre ndihmave të mos e zbatojnë largësinë e më shumë se një metër nga njëri tjetri, duke krijuar rrëmujë në këtë situatë të rëndë.