Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Edi Hallaçi, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Në 4-5 vitet e ardhshme do ndodhin gjëra të çuditshme. Lufta nuk do mbarojë. Pse Trump e sulmoi Papa Leonin? Cilët janë njerëzit më të fuqishëm në botë? Alfred Cako tregon për një bord që drejton botën, aty është dhe një shqiptare. Zgjedhjet në Hungari, si do reflektohet ajo në Shqipëri dhe në Europë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.