Këtë javë i ftuar në studio Profesor Dhimitër Doka. Gjatë intervistës do të njihemi me historinë e familjes së tij, me vendlindjen në zonën e Shpatit, veçoritë dhe karakteristikat e territorit. Profesor Doka jep leksione gjeografie por është specializuar në gjeografinë e turizmit. Cilat janë vendet që kërkojnë më shumë turistët, cilat histori i tërheqin më shumë. Ai lëshon disa alarme që lidhen me fshatrat. Për të gjitha këto ndiqni rrëfimin e profesor Dokës.