Të gjithë qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit dhe pasaportat e prodhuara tashmë si dhe mund të aplikojnë për dokumente të reja biometrike nga java e ardhshme, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një prononcim të bërë në lidhje me këtë çështje, duke u dhënë kështu zgjidhje fluksit të kërkesave për këto dokumente. Në të gjitha pikat e shpërndarjes dhe aplikimit, qytetarët mund të paraqiten pas rezervimit të një orari takimi në adresën që do të bëhet publike.