Pasi e quajti konferencën e donatorëve në Bruksel një sukses, nga ku u mblodhën mbi 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama publikisht në disa deklarata shpalosi ambicien se kur do të niste ndërtimi banesave individuale. Sot është data 20 qershor dhe këtu në Thumanë, përveç objekteve të shembura nuk ka asnjë shenjë për nisjen e ndërtimit të shtëpive.