Të premten më 28 shkurt është afati i fundit që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti të plotësojnë formularët për të përfituar nga programi i rindërtimit. Aplikimet kanë nisur një muaj më parë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sportelet janë hapur pranë njësive administrative. Autoritetet thonë se është bërë njoftimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti, sidomos i palëve që trajtohen me bonus qiraje.