Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti që shkaktoi dëme të shumta në qytetin e Laçit, duke lënë pa banesa qindra persona. Tashmë banorët që ishin akomoduar në Shëngjin janë nxjerrë jashtë, pasi një pjesë e tyre kanë përfituar bonusin e qirasë, ndërsa një pjesë tjetër, jo duke i detyruar të kthehen në banesat e tyre, që më parë janë shpallur si të pabanueshme.