Shoqata Çamëria ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e enjte përpara Parlamentit në shenjë proteste për mosmiratimin ende të rezolutës për çështjen çame. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, është shqetësues fakti që Komisioni i Jashtëm nuk po mblidhet këtë të martë dhe njëri prej relatorëve është duke bërë fushatë.