Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”
28/09/2020 15:26

Nga 1 tetori, baret dhe restorantet do te lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e brendshme, që pas mbylljes në nisje të pandemisë së Covid 19. Hapja do të bëhet duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore. Por cili do të jetë ndikimi që do të ketë ky vendim i qeverisë? Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se vendimi, do te ketë impakt minimal. “Ndikimi do jetë pak ose aspak, pasi njerëzit do kalojnë nga pjesa e jashtme në pjesën e brendshme, duke parë që edhe dimri është përpara. Nqs një pjesë e jona, ata që kishin mundësi, në pjesën e jashtme kishin hapësirë, kishin një farë oksigjeni, tek pjesa e brendshme tani vijmë, ku jemi përsëri të cunguar”. Jahaj, thotë se hapësirat e kufizuara, i pengojnë bizneset që të punësojnë të rinj apo të rikthejnë në punë ata që u shkurtuan. “Nuk shtojmë dot staf, ose e kemi të pamundur të punojmë me këtë staf që kemi, kështu që bie edhe kjo. Dhe e treta, stafet përpunuese që janë kuzhina dhe baret, ne i kemi përgjysmuar dhe do vazhdojmë të punojmë me një kapacitet të tillë. pra që po hapet një ambjenet i ri punë, por që është i cunguar”. Nën anën tjetër, vet qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim. “Vendimi qeverisë, parashikon që të gjitha klubet e natës, longue baret, diskot, apo aktivitete të këtij lloji, do të qëndrojnë të mbyllura”.

Top Channel / Lezhë, dy persona me precedentë penalë u arrestuan të armatosur dhe gati për sulm
09/10 22:47
Top Channel/ “85 kriminelë pushkatuan 15 bashki”, protestuesit: Territorialja do shpopullojë vendin
09/10 21:47
Top News- Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, caktohet data për konferencën ndërqeveritare
09/10 21:16
Top Channel/ “Ne do të shkojmë te taksat e ulëta”, Berisha në Fier: Patosi do të kthehet në bashki
09/10 20:15
Top Channel / Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup
09/10 19:50
Top News – Shpërthim në rafinerinë greke/ Vdes shqiptari, në gjendje kritike një tjetër
09/10 19:42
Top Channel / Projekti financiar për hartën e re, synohen njësi vendore më të mëdha
09/10 19:38
Top Channel / Hapet ministria e re, Rama prezanton “Shkallën e meritës” në administratë
09/10 19:36
Top Channel / Integrimi, mbyllet kapitulli 4, Rama: Drita jeshile nga BE për kapitullin 20
09/10 19:34
Top News- Nga largimi prej vettingut, te anëtare e KLP! Antoneta Sevdari mes 3 kandidateve që fituan
09/10 17:57
Top News – Rrokadë ambasadorësh. Meidani ikën në Prishtinë, Malaj e zëvendëson në Shkup
09/10 16:42
Top News – Shkelën bojkotin e GJKKO. Dhoma pezullon një avokat, vërejtje për një tjetër
09/10 16:41
Top News- Arrestohen tre shqiptarë në Itali/ Vidhnin banesat gjatë natës, dëmi rreth 55 mijë euro
09/10 16:40
Top Channel/ “Do të krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”, Rama: Do ta drejtojë…
09/10 15:44
Top Channel/ Energjiket, alarm për fëmijët. 7-vjeçarë në toksikologji, paralajmërojnë mjekët
09/10 15:27
Top News – Berisha, fitore e pjesshme/ Procesi për masat e sigurisë, çështje do rishqyrtohet
09/10 15:26
Top Channel/ “Hall i madh futja në universitet”, Rama: Ka qenë turravrap, me shtytje nga mbrapa
09/10 15:24
Top Channel/ Rama për tubimin e qytetarëve: Dolën në protestë me nevojën për të shprehur…
09/10 15:23
Top Channel/ Televizionet duan ligj të ri, e drejta e autorit, transmetuesit kërkojnë qartësi
09/10 15:18
Top Channel/ Tri anëtaret të reja në KLP, Çela kërkon siguri për magjistratët
09/10 15:18