Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë. Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Gjirokastër. Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë rritjen e nivelit të Liqenit të Viroit që po i afrohet nivelit të rrugës nacionale. Rruga drejt fshatit Zhulat është e bllokuar, ndërsa raportohen probleme edhe në shumë akse të tjera dytësore. Si pasojë e reshjeve ka pasur përmbytje në disa dhjetëra hektarë të tokës bujqësore, anës lumit Drino në të gjithë gjatësinë e tij.