Departamenti amerikan i Shtetit publikoi këtë të enjte raportin për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2014. E nëse do të ndaleshim në Shqipëri, konkretisht problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut kanë të bëjnë me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe atij të kujdesit shëndetësor, me dhunën në familje dhe me diskriminimin ndaj grave.