Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e kaluar. Burime nga morgu i Shkodrës thonë se Bardhok Pllanajt i janë gjetur në trup 30 plumba, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 40 gëzhoja. Autorët e qëlluan nga një mjet “Passat” me targa italiane, ku u gjetën brenda edhe dy armë. Ata e kanë ndjekur viktimën për 150 metra, ku në të njëjtën kohë e qëllonin. Pista kryesore që grupi hetimor ka është e shkuara e errët e Bardhok Pllanajt.