Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi sot restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë. Rama tha se godina është transformuar totalisht, duke shtuar se Akademia e Arteve mbetet një gur i paçmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare. “Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura.