Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të turpshme ngjarjen e ndodhur dje në Shkodër, me djegien e materialeve zgjedhore brenda shkollës “Shejnza Juka”. Gjatë një takimi me banorë të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, Rama tha se opozita po bën përpjekje të dëshpëruara, por do të dështojnë sepse nuk e kanë popullin me vete.