Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku ndalesa e parë ishte një qendër shëndetësore ku vijon vaksinimi. Më pas, kreu i vendit u nis drejt Korçës dhe inspektoi nga afër punimet në kantierin e ujit në Pojan, të cilat do të përfundojnë pas 2 muajsh.