Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit me publikun për politikanët, por shpesh është ajo që i tradhton. Në vendin ku vendosen ligjet, gabimet janë më të shpeshta se fjalimet e sakta dhe këto nuk janë raste të izoluara. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në sallën e Kuvendit. Nga gafat kalojnë edhe tek lapsuset e padijes, duke u kthyer në momente humori që shpesh zbulojnë mungesë përgatitjeje elementare. Në një vend ku fjalët shpesh peshojnë më shumë se veprat, mënyra si flasin politikanët është po aq e rëndësishme sa edhe ajo që flasin.