Rama: Emigrantët do të votojnë nga vendi ku jetojnë
15/02/2017 00:00
Emigrantët do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qënë nevoja të vijnë në Shqipëri, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se hapi i parë është regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, për tu përfshirë pastaj në sistemin e votimit.