Rama e ftoi në tryezë/ Basha: S’është koha as për politikë as për propagandë
30/11/2019 18:33

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitter-it ka ftuar sot opozitën që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin. Rama fton Bashën në tryezë: Ka një kohë me fituar dhe me humbur, kjo është koha me u… Por kreu i PD Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga për këtë gjë tha se: “E gjithë energjia jonë tani është të jemi afër njerëzve e ti ndihmojmë sa të jetë e mundur, jemi gjendur pranë tyre, ky është prioriteti ynë tani s’është koha për politike njerëzit kanë nevojë për strehë për ushqim, për siguri se i kanë shpëtuar një fatkeqesie, qoftë me kaq. Tani s’është koha as për politike as për propagandë dhe kjo është ajo që duhet të bëjë cdo njeri tjetër. S’kemi sot kohë as për manovra politike as për propagandë”. Intervista Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësit sot, si paraqitet situate në këto zona Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndihmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma. Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht I braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar. Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim. Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije. Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.” Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë. Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Top News/ Basha: Jam i vetmi që flas për sigurinë kombëtare/ Akuza qeverisë për bllokim
03/05 18:20
Top News/ Basha zbulon si bashkëpunon Rithemelimi, Meta e Rama… Ja çfarë synohet
03/05 18:20
Top News/ Basha i gatshëm për bashkëpunim me Ramën/ Ja cili është kushti që i vë maxhorancës
03/05 18:20
Top News/ ‘Sikur na keni dëgjuar…’, Basha zbulon çfarë foli me Alibeajn para konferencës
03/05 18:19
Top News/ Kush po e përdor politikisht amnistinë penale, Basha, Rama apo Bardhi?!
03/05 18:18
Top News/ Basha ‘fal’ deputetet që bashkuan votat me Bardhin: Gabuan… Ja çfarë u kërkova
03/05 18:17
Top News/ ‘Amnistia goditi reformën në drejtësi’/ Basha flet edhe për Metën-Kartë e djegur!
03/05 17:40
Top News/ Basha kërkon ndryshime kushtetuese / Kreu i PD-Të zgjatet mandati i prokurorëve të posaçëm
03/05 16:55
Top Channel/ Liria e medias, në rënie! Raporti i “Reporterët pa Kufij”. Rama: Analizë për përmirësim
03/05 15:12
Top Channel/ “Patronazhistët magjistratë”/ Akuza e PD për listat e studentëve të magjistraturës.
03/05 15:10
Top Channel/ Basha: Manja hipokrit / “Shkon në SPAK duke thënë luftoni korrupsionin”
03/05 15:06
Top Channel/ Basha INJORON komplet Metën: Është kartë e djegur, nuk merrem fare me të
03/05 12:26
Top News/ Debati Manja-Shehaj: E dua Shqipërinë më shumë se ty
02/05 21:43
Top News/ Meta ‘me shpatë’ kundër SPAK. Presidenti i PL nuk kursen as ndërkombëtarët
02/05 21:24
Top News/ Balluku i kthehet Mziut: Kam përshtypjen se nuk je i paditur, fute në kokë…
02/05 20:15
Top News/ Debate në Parlament për “Albcontrol”, Balluku-Mziut: Do të jetë jo fitimprurës
02/05 20:10
Top Neës/ Projektligji për Albcontrol, Xhafaj-opozitës: Po e sulmoni për të tjerët
02/05 20:00
Top News/ Spaho-Ballukut: I tregove të gjitha vetëm ariun nuk na the
02/05 19:45
Top Channel/ “Populli i Tiranës, shumë i revoltuar”, paralajmërimi i Metës për protestën e radhës
02/05 18:08
Top News/ GJKKO i thotë ‘Jo’ Mediut për videokonferencë/ Pyetja e amerikanëve do bëhet nga FBI
02/05 17:40