Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në qendrën e re shëndetësore të qytetit,të Krujës. “Ajo është rindërtuar nga themelet me standardet më të mira mbi rrënojën e pashembullt që fyente dinjitetin e qytetarëve krutanë e të bluzave të bardha; një tjetër shembull kuptimplotë i ringritjes së sistemit shëndetësor mbi gërmadhat e trashëguara të keqqeverisjes së shëndetësisë për dekada me radhë”, tha Rama.