Rakipllari ngre tonet: Berisha dhe Noka të garonin vetë për Tiranën, PD s’nxjerr dot një kandidat të vetëm?
01/10/2025 22:43

Gjashte bashki në vend do të mbajnë zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Vendimi është zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën pas kërkesave dhe konsultimeve institucionale. Në qendër të vëmendjes është Bashkia e Tiranës, për të cilën kreu i shtetit ka sqaruar edhe pozitën ligjore, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ, ku nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Erion Veliaj. Në Tiranë gara pritet të jetë jo vetëm politike, por edhe simbolike, për vetë peshën që ka kryeqyteti në hartën vendore dhe kombëtare. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndryshe nga Tirana. Kryeqyteti, si bashkia më e madhe dhe më e populluar në vend, do të jetë fushëbeteja më intensive. Teksa Partia Socialiste e ka vendosur Ogerta Manastirliun si kandidate të saj, opozita është tashmë në fazën e diskutimeve të brendshme për kandidaturat, ndërsa gara pritet të testojë jo vetëm preferencat e qytetarëve, por edhe drejtimin e fushatës në nivel kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë kalendarin e detajuar të procesit në ditët në vijim, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht këto ditë. Deri atëherë, partitë politike do të kenë përpara një garë të brendshme po aq intensive sa edhe ajo me kundërshtarët në terren. Por në një qytet ku betejat politike shpesh errësojnë hallet reale të njerëzve, a do të jenë këto zgjedhje një mundësi për ndryshim apo një përsëritje e të njëjtës lojë politike?

Prapaskena/Balluku nxorri turqit nga loja për aeroportin! Rusët dhanë para? Faktet tronditëse
21/09 23:21
Skandali! 4 rrugë me pagesë për të shkuar në Shkodër…”, Tomori zbërthen skemën: Shifra të frikshme
21/09 23:09
Merret ‘peng’ aeroporti! Si u futën turqit në garë dhe kredia që çoi në gjyq Pacollin dhe shtetin
21/09 23:08
Koka ndërpret Manjanin: Rama ka vendosur fituesin, kundërshtarët e Pacollit tendera milionësh
21/09 22:56
“Dikush e ka mallkuar aeroportin”, Hoxha zbulon mesazhin e Ramës për Belinda Ballukun
21/09 22:55
100 mln€, Pacolli, Balluku dhe Aeroporti i Vlorës, Tomori jep detajin e fortë: Lojë pas shpine!
21/09 22:46
“Ti je me armiqtë e Pacollit”, Sulo debat me Manjanin: Jo, jo! S’është bërë, më lër të flas…
21/09 22:34
“Balluku ndryshoi kontratën me korrupsion”, Sulo: Ylli, ti e di, por s’ke interes ta flasësh këtë…
21/09 22:32
“Ti je me kundërshtarët e Pacollit”, Sulo debat të fortë me Manjanin: Jo, jo! S’është bërë, më lër të flas…
21/09 22:32
“Pacolli “la peng” aeroportin e Vlorës”, Manjani:Mori 100mln€ kredi dhe i çoi në Afrikë mashtruesi..
21/09 22:28
Prapaskena/”Balluku i premtoi në tavolinë Pacollit 60% të Aeroportit të Vlorës”, Tomori jep detaje
21/09 22:27
“90 mln € investim në aeroportin e Vlorës”, Tomori: Shteti do të humbasë më keq se me Becchettin…
21/09 22:15
Kush e donte Veliajn në burg? Gazetari tregon takimin fatal! Ikën njerëzit e Ballukut nga zyrat
21/09 22:07
Debat në studio, Tomori: Ore s’do të japë dorëheqjen Veliaj, Tirana është marrë peng
21/09 21:56
“O Manjan, fitohet dhe në SPAK”, Curri debaton me juristin: Gjyqtarët noterë të prokurorëve atje…
21/09 21:56
Paralajmërimi i fortë! Hoxha: Shqipëria do të humbasë në Strasburg burgun e Veliajt dhe Metës
21/09 21:54
“Takimi fatal”, Bled Koka tregon gjyqtarin që ndryshoi fatin e Veliajt:Sot do të ishte liruar por…
21/09 21:41
E fortë! Kush janë dy gjyqtarët që u vendosën në përgjim nga SPAK? Curri: Prokurorët janë bërë si…
21/09 21:41
“Njerëzir e Ballukut kapën bashkinë”, Sulo kundër Manjanit: Lojën e drejton Rama! Ka kapur SPAK!
21/09 21:28
“Muhabet kot! Populli fle gjumë…”, Manjani kundër burgut të Veliajt: Burg, burg, politika!
21/09 21:27