I pyetur se çfarë do të bëjë kur të përfundojë Presidenca, Vladimir Putin bën një pauzë dhe buzëqesh. "Por, unë nuk e kam vendosur akoma nëse do ta lë Presidencën apo jo", thotë lideri rus, i pritur me të qeshura dhe duartrokitje nga një audiencë e përbërë thuajse tërësisht nga rusë që kanë lindur pasi ai u bë President për të parën herë në vitin 2000.