Putin, do rikthehet kryeministër? Planet pas vitit 2024, dorëheqja e Medvedev dhe reforma kushtetuese
15/01/2020 21:50

Qeveria ruse, me në krye shefin e saj, Dmitri Medvedev ka dhënë dorëheqjen, e presidenti Vladimir Putin menjëherë i ofroi kryeministrit të deritanishëm një post tjetër. Medvedev tha se ai dhe ekzekutivi duan t’ia hapin rrugën kreut të shtetit për të bërë ndryshimet e domosdoshme në vend. Disa orë më parë, Putini e kishte shfrytëzuar fjalimin e përvitshëm drejtuar kombit për të kërkuar një referendum mbarëkombëtar mbi paketën e reformave kushtetuese, pa përmendur ndonjë datë konkrete. Argumentin e reformës e përdori dhe Medvedev për të shpjeguar lëvizjen e vet të papritur. “Propozimet e reformës kushtetuese duhet të shënojnë ndryshime të rëndësishme në balancën e pushtetit të vendit tonë. Për këtë arsye, qeveria, në formën e saj aktuale, ka dhënë dorëheqjen. Të gjitha vendimet e mëtejshme, do të merren nga presidenti”, u shpreh Medvedev. Pas një bisede kokë më kokë me Medvedevin, Putin u shpreh se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses. Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi. Vetëm pak ditë më parë Putini u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale, ndërsa nuk janë larg zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara të mbahen vjeshtën e vitit 2021. Kritikët thonë se përmes kësaj lëvizjeje, Putini po planifikon të sigurojë qëndrimin në pushtet edhe pas vitit 2024, kur skadon mandati i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi. Ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte, sipas këtij skenari, pas vitit 2024.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24