Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit . Pas publikimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i të dhënave nga sistemi TIMS, për udhëtimet e deputetit Taluant Balla dhe shtetasit Edmond Bego, në lëvizje është vënë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.