Pse po përplaset Rama me gjyqtarët për pagat?, Beci analizon kërkesën: Shumë e rrezikshme!
04/02/2026 22:27

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama. Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”. Këtë të mërkurë institucionet iu përgjigjën flakë për flakë njëri tjetrit. Rama, theksoi sërish se kërkesa e tyre është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor. Edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi publikisht duke theksuar se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme. Sipas tyre çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Por dhe ata nuk mbetën pa përgjigje nga kryeministri. Në këtë debat në distancë, u përfshi edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili pranon se qeveria ka të drejtën ekskluzive për të rritur pagat e magjistratëve, por lëmshin sipas tij e bëri vetë Rama. Gjyqtarët kanë çuar kërkesën e tyre për rritje page në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur përplasjet publike mes palëve janë shtuar. Sa cenohet ndarja e pushteteve? A është kërkesa për rritje të pagave të magjistratëve 'molla e sherrit' e radhës mes kryeministrit dhe sistemit të drejtësisë?

Troditëse/ Pamjet e frikshsme! Babai rrëmbeu fëmijët i çoi në luftë. Flet ish-Shefi i Anti-Terrorit
16/02 23:20
Çfarë po ndodh me vajzat e krhyera nga Siria? Psikologia i shkruan Grida Dumës: Shëndeti mendor në pikpyetje
16/02 23:15
Gazetari nxjerr foton nga kampi i ferrit: Shikoni bombën me mesazhin e frikshëm
16/02 23:12
Si u shpëtua Alvin Berisha nga Siria? Kopliku: E dhimbshme, babai nuk mundi ta merrte djalin
16/02 22:57
Sa shqiptarë ka ende në Siri? Kasapi jep detajet dhe arsyet pse janë radikalizuar gra dhe fëmijë
16/02 22:55
“I ati gënjeu Evën dhe Endrin”, Kasapi për kampin në Siri: Daja i saj, rrezikoi gjithçka për t’i shpëtuar
16/02 22:47
“Evën nuk e shpëtuam dot nga ferri atëherë”, Gledis Nano rrëfen si u shpëtua Endri Dumani
16/02 22:41
“Çfarë do bëje nëse do ishte djali jot?”, Gledis Nano rrëfen operacionin sekret në Al Hawl
16/02 22:41
Erdogan ndërhyri për të sjellë në Shqipëri Eva Dumanin! Ambasadorja jep detajet ekskluzive
16/02 22:41
Balluku do shkarkohet! Debat i fortë në studio. Rama nxorri sekretin e Vjosa Osmanit në Kosovë?
16/02 22:25
“Duhet të na tregonte Italia që call center i kemi pastrim parash”, Karamuço për drejtësinë
16/02 22:20
Rama zbulon sekretin shtetëror të Vjosa Osmanit? Pse u shtang Presidentja në fjalimin live?
16/02 22:02
“Rama e ka marrë vendimin për Ballukun”! Curri flet për prerje kokash, kur do ikë numri 2 i qeverisë?
16/02 22:01
“Je me dele apo me lopë?”, ngrihen tonet mes Hitajt dhe Sulos: Je njeri i vogël! Je pagator i qeverisë
16/02 21:43
“Injorant, kur u bere gazetar?”, Sulo përplaset me Hitajn për vendimin e gjykatës për Ballukun
16/02 21:41
“Ore s’më ka lënë mendja”, Sulo përplaset me Hitajn: Ndalon SPAK për pezullimin, i hoqi masën
16/02 21:39
“SPAK sot i ka duart e lidhura”, Sulo: Rama sot i ndërhyri në zemër drejtësisë, më pak kompetencë
16/02 21:33
Armand Frangu reagon në Top Channel për akuzat ndaj tij: Kam 15 vite që sulmohem politikisht!
16/02 21:23
Më shumë Bashki, PD plan politik për mposhtjen e PS dhe marrjen e qeverisë
13/02 23:30
“Pse s’ke model?”, Rakipllari kundër Boçit: S’mund të vij këtu me projekt gati, kemi alternativë!
12/02 23:15
DIGITALB DIGITALB