Banorët e Lazaratit kanë protestuar në qendër të njësisë administrative për të kundërshtuar përdorimin sipas tyre të materialeve jo cilësore në ndërtimin e ujësjellësit të ri, një investim i qeverisë shqiptare. Kryepleqësia e Lazaratit njoftoi se i është kërkuar herë pas here firmës zbatuese të japë shpjegime rreth projektit dhe gjithashtu rreth elementëve teknikë që kanë të bejnë me materialet e përdorura.