Protesta në Iran/ Reagimi i ashpër për rrëzimin e avionit ukrainas
13/01/2020 15:42

Policia në Iran ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues në sheshin Azadi në Teheran, të dielën mbrëma, ndërsa zemërimi i publikut rritet pas rrëzimit aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve nga ana e Iranit, ku humbën jetën 176 persona në bord. Protestat që filluan si ceremoni për të nderuar viktimat, shpejt u kthyen në demonstrata anti qeveritare që kërkonin që lideri suprem Ajatollahu Ali Khamenei të dorëhiqej dhe që përgjegjësit për rrëzimin e avionit të nxirreshin para drejtësisë. “Vdekje diktatorit” thërrisnin disa në kryeqytetin Teheran në pamje të postuara në mediat sociale. Në një video tjetër, demonstruesit thërrisnin, Khameni, të të vijë turp. Largohu nga vendi. Khamenei është në detyrë prej tre dekadash dhe nuk ka një limit për mandatin e tij. Videot që qarkullonin në mediat sociale ndërkohë tregonin demonstruesit në Teheran që i largoheshin gazit lotsjellës ndërsa autoritetet thuhet se kanë arrestuar shumë prej tyre. Avioni ukrainas kishte pasagjerë nga disa vende të botës, por në Iran, shumëkush e sheh incidentin si një tragjedi të brendshme. Shumë njerëz janë të zemëruar që qeveria ka vrarë aq shumë njerëz të saj, pasi pjesa më e madhe në bord ishin shtetas iranianë.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24