Vala e protestave anti-amerikane u përhap edhe në Australi. Qindra persona u përleshen me policinë në Sidnei, përpara konsullatës amerikane. Pasi nisën në Egjipt dhe kulmuan me vrasjen e ambasadorit Kristofer Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë në qytetin Bengazi të Libisë, protestuesit vunë në shënjestër edhe ambasadat e Gjermanise dhe Britanise se Madhe ne Tunizi dhe Sudan.