Pronat e krimit në një regjistër/ Do zbardhen emrat e pronarëve dhe vlera pas konfiskimit
10/11/2020 12:37

Për herë të parë, vendi ynë do të ketë një regjistër të posaçëm për pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga aktivitetet kriminale. Të dhënat e pronave do të hidhen në mënyrë elektronike në regjistër, nga administratori i pasurisë. Kjo platformë do të përmbajë të dhëna të tilla si: Emërtimi dhe lloji i pasurisë, subjekti apo individi që e ka pasur atë pronësi si edhe statusi i pronës. Vendimi i qeverisë i datës 28 tetor, gjithashtu parashikon që në regjistër të shënohet edhe vlera e përafërt e pasurisë. Më herët, këto të dhëna kanë qenë të shpërndara, ndërmjet sektorit të parandalimit të pastrimit të parave, gjykatës, si dhe agjencisë që ka funksionuar në bazë të ligjit antimafia, por tashmë do të jenë në një. Pas sekuestrimit të pronës, të dhënat do të hidhen në vazhdimësi, që nga momentin i marrjes në administrim deri në konfiskimin e plotë të saj apo qoftë edhe revokimin . Janë gjashtë institucione, që me krijimin e këtij regjistri do të kenë akses në të dhënat e pasurive të krimit, të cilat do ta kenë më të lehtë të koordinohen mes tyre; Ministria e Brendshme, Të autorizuarit e Prokurorisë së Përgjithshme; Prokuroria e Posaçme; Të autorizuarit e ministrit përgjegjës për drejtësinë; Të autorizuarit e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave; si dhe Drejtoria e Shërbimit Informativ të Shtetit. Megjithatë, vendimi i qeverisë thotë, që këto institucione krahas marrjes së informacioneve nuk do të kenë të drejtën e ndërhyrjen në regjistër për të bërë ndryshime.

Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40
Top News – Nuk është aq e lehtë sa kujton Trump! Pse aleanca e NATO-s nuk mund të shpërbëhet
12/04 19:30
Top News – E reja përdhunohet në grup. E rëndë në Britani, policia në kërkim të autorëve
12/04 19:30
Top News – Ishulli i radhës në listën e Trump…Kuba ‘dridhet’, stuhia po vjen, kur nis pushtimi?
12/04 19:30
Top News – Starmer u tremb nga Trumpi / Pezulloi marrëveshjen për të dorëzuar ishujt Chagos
12/04 19:30
Top Channel/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt dhe ndërron jetë në spital
12/04 18:56
Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03