Dy automjete janë djegur gjatë natës, në hyrje të Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, zjarri në automjete ka qenë i qëllimshëm. Mësohet se dy pronaret e makinave janë shoqe midis tyre. “Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë”, shkruhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.