Prind apo shok i fëmijës? Kjo është pasiguria që shoqëron sot shumë prindër
03/01/2021 12:32

Të jesh prind apo shok i fëmijës tënd? Kjo është një pasiguri që shoqëron shumë prindër. Të prindërosh është një nga detyrat më të vështira. Ti vazhdimisht pyet veten, a po e bëj siç duhet prindin? “Në punën time gati 10-vjeçare, si eksperte fëmijësh kam parë që prindërit sot mendojnë, se duhet të jenë shokët më të ngushtë me fëmijët e tyre. Ata shpesh ngatërrojnë rolet. Ndërkohë që prindi ka një rol të veçantë, special, që nuk mund të zëvendësohet me rolin e asnjë shoku. Të jesh mik me fëmijën tënd në një moshë të mëvonshme, në një moshë adoleshenciale, pra të përpiqesh të kuptosh nevojat e një brezi të ndryshëm nga yti, kërkesat, presionin shoqëror është një tjetër gjë. Por në moshë të vogël fëmijët kanë nevojë për pika referimi”, shprehet Milena Turtulli, eksperte fëmijësh. Ka prindër që me krenari thonë se nuk i kanë thënë njëherë “jo”, fëmijës së tyre. Por a duhet bërë kjo? “Madje do të thosha që fëmijët kane më shumë nevojë per “jo” sesa për “po”. Sepse “jo-të” janë si ato parmakët, që nuk të lënë të biesh. Jo-të janë si një mënyrë e mirë, që fëmijët të jenë të lumtur. Fëmijëve që sot nuk u thuhet kurrë “jo”, nuk janë të lumtur, sepse ata nuk i kënaq asgjë, as malet me dhurata, as malet me lodra, as shpenzimet e mëdha. Këta fëmijë janë ata që bëhen bulluesit më të mëdhenj, janë ata që kërkojnë vazhdimisht, janë tekanjozë. Fëmijët kanë nevojë për prindër, shok kanë shumë, në shkollë, në kopsht, në gjimnaz. Prindi është prind. Ky është një problem që e shoh në mënyrë të përditshme në punën time”.

Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08