Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një ulje prej 21 përqind të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera. Kërkesa në buxhet për programe të tilla është 44.1 miliardë dollarë, nga 55.7 miliardë që ishte miratuar për vitin e tanishëm fiskal. Disa ligjvënës dhe analistë të tjerë parashikojnë se plani i Presidentit Trump për të ulur me një të pestën ndihmën për jashtë nuk do të mund të miratohet dot në Kongres, veçanërisht në këtë vit zgjedhor.