Presidenti amerikan: Nobelin e paqes e meritoja unë!
10/01/2020 22:02

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se mendon që ai është neglizhuar nga akademia suedeze e Nobelit, në ndarjen e çmimit për paqen. “Do t’ju them diçka për çmimin Nobel të paqes. Unë bëra një marrëveshje, shpëtova një vend dhe më pas dëgjova se kreu i atij vendi po merrte çmimin Nobel për paqen se ai e kish shpëtuar vendin. Dhe thashë: Çfarë bëra unë? Por, ju e dini, kështu funksionon. Në fund të fundit, ka rëndësi ajo që unë arrita. Kurseva një luftë të madhe. Shpëtova shumë njerëz”, shprehet presidenti. Kështu është shprehur ai para mbështetësve në një tubim elektoral në Ohajo, mbrëmjen e të enjtes. Edhe pse Trump nuk e përmend me emër fituesin e Nobelit të paqes dhe as vendin, është e qartë që ai i referohet kryeministrit etiopian Abiy Ahmed. Ky i fundit, shefi më i ri i një qeverie në Afrikë, mori detyrën në prill 2018 dhe ka ndërmarrë një seri reformash për liberalizimin e Etiopisë, duke shkundur atë që dikur ishte një vend i kontrolluar. Ai mori çmimin Nobel në tetor të vitit të kaluar me motivacionin për angazhimin në zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrenë fqinje. Por ajo që analistët nuk kuptojnë tani, është roli që Trump thotë se ka patur në ndërmjetësimin e paqes mes Etiopisë dhe Eritresë. Sipas tyre, ndikimi i SHBA në bisedimet e paqes ka qenë minimal. Emiratet e bashkuara arabe në anën tjetër janë angazhuar jo pak. Nuk dihet për se Trump e përmend tani këtë, por interesant është fakti se ai nuk e ka uruar Abiyn për çmimin. Trump ndërkohë ka përmendur më herët angazhimin e tij për denuklearizimin e koreve dhe bisedimet me Kim Jong Un, si një mandat për cmimin Nobel të paqes.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24