Tre ditë para takimit në Uashington me palën serbe, delegacionit kosovar po i kërkohet që aty të ngrihet dhe çështja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga shteti serb.