Dita e tretë e protestës së studentëve ka qenë mjaft e tensionuar. Mbledhja e protestuesve nisi që në orët e para të mëngjesit, ku gjinnazistë të Tiranës braktisën mësimin për tiu bashkuar studentëve. Përplasjet mes tyre dhe policisë u zhvilluan gjatë gjithë ditës në pika kyçe të Tiranës, te rruga e Durrësit, Kryeministria, Parlamenti etj. Protesta janë zhvilluar dhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë e Vlorë ku ka pasur tensione. Çfarë po ndodh? Kush mban përgjegjësi?