Porti i Durrësit krijon vonesa/ Transportuesit ankohen për orë të gjata në pritje
15/01/2021 15:41

Drejtuesit e kamionëve po përballen me vonesa të theksuara në përpunimin e kontejnerëve të mallrave në portin detar të Durrësit që ndikojnë në procesin zinxhir të lëvizjes së mallrave te porositësi i mallit dhe hedhja e tyre në treg për të mbuluar nevojat e konsumatorit. “Katastrofë, nga mungesa e stekave. Kjo na pengon, bllokon. Punohet vetëm me një stekë gjithsej dhe askush nuk pyet. “Puna në terminal është shumë e dobët dhe menaxhimi i punës. Vetëm tani kam mundur të mbaroj dhe të vazhdoj tranzit për Fier. Keqmenaxhim i situatës për shkaqe teknike, pasi mjetet i kanë me defekte dhe probleme. Kjo shkakton shumë probleme.” Transportuesit shprehen se me kalimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit nga koncensionari te shteti, vonesat janë shtuar, për shkak të mungesës së mjeteve funksionale të përpunimit në terminal, duke e vështirësuar situatën. “Shqetësimi ynë është se po vuajmë shumë me ngarkim-shkarkimin e konteinerëve. Edhe kur e kishte privati kishim probleme, po jo kaq shumë. Kërkojmë të zgjidhet pasi dhe puna jonë është zinxhir. Nuk kapim dot as doganën. Rriten kostot e kemi humbje pune. Ka personel, po nuk kanë mjete. Mjetet që janë aty duhet të riparohen. Ne duam të mbarojmë punë shpejt.” “Ne kemi pritur gjithnjë, po jo me orë të tejzgjatura. Ka probleme dhe në shkarkimin e anijeve, pasi mjetin e kanë larguar nga shkarkimi i anijes për të ngarkuar kamionët. Këtu ngarkohet jo vetëm për gjithë Shqipërinë, po dhe Kosovën e Maqedoninë.” Pas shqetësimit të ngritur, Autoriteti Portual Durrës bën me dije se sot në terminal janë në punë dy elektrovinça, 4 mjete të përpunimit të kontejnerëve dhe situata është drejt normalizimit, megjithatë transportuesit kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi ë shumë mjete në për të realizuar në një kohë më të shpejtë procesin e ngarkim-shkarkimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51