Pompeo: Liderët irakianë e duan prezencën e forcave amerikane
14/01/2020 10:37

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se liderë të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Stanford” në Kaliforni, Pompeo tha se një “spektër i gjerë” i udhëheqësve sunitë, kurdë dhe shiitë mbështesin përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit në Irak. “Ata nuk e thonë këtë në mënyrë të hapur, por privatisht, të gjithë e mirëpresin faktin që Amerika është akoma atje duke zhvilluar fushatën e saj kundër terrorizmit dhe duke siguruar një mundësi që irakianët të fitojnë sovranitetin dhe pavarësinë që dëshirojnë”, pohoi Pompeo. Parlamenti i Irakut, më 5 janar, miratoi një rezolutë që u kërkonte trupave të huaja të largoheshin nga vendi, pas një sulmi ajror amerikan që vrau një komandant të lartë ushtarak nga Irani, ndikimi i të cilit në vend rivalizonte atë të Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Irakut “angazhohet të tërheqë kërkesën e saj për ndihmë nga Koalicioni Ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS) për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores”, thanë ligjvënësit në rezolutën jo obligative. Më 3 janar një dron amerikan, vrau Qasem Soleimanin, i cili komandonte forcën e Kudsit, krahun e huaj të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja shënoi një përshkallëzim të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe zemëroi shumicën shiite të Irakut që gëzon lidhje fetare me Iranin. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5.000 trupa në Irak, kryesisht si këshilltarë të forcave afgane të sigurisë. Pompeo përsëriti gjithashtu përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për të zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon duke ruajtur interesat e SHBA-së. “Unë mendoj se ne mund t’i arrijmë të dyja këto synime – të zvogëlojmë prezencën tonë, të zvogëlojmë rrezikun tonë, derisa arrijmë objektivat amerikane në rajon, përfshirë në Irak”, tha Pompeo.

Top News/ Ukraina të godasë objektiva në Rusi! Britania është pro: Ta bëjë me armët tona
03/05 15:37
Top News/ Italia dërgon SAMP-T në Ukrainë / Sistemi i mbrojtjes ajrore që i nevojitet shumë Kievit
03/05 15:13
Top Channel/ Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës,kamioni plagos 29 nxënës
03/05 14:46
Top News/ Frikë për sulm terrorist në Eurovision / Festivali i këngës në Suedi nën kërcënimin e ISIS
03/05 14:44
Top Channel/ “Hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë”,Baerbock paralajmëron kundërpërgjigje
03/05 14:43
Top Channel/ Hamas do SULMOJË forcat amerikane? Sekretari i shtetit: Nga informacionet e fundit…
03/05 14:41
Top News/ Bombarduesi bërthamor rus mbi Alaskë / SHBA ngre F35-at, 11 orë ndjekje në qiell
03/05 14:31
Top News/ Trupat ruse hyjnë në bazën amerikane / Vetëm disa metra larg, Austin: Nuk ka asnjë rrezik
03/05 14:26
Top News/ Rusia ka humbur 500 mijë trupa / Franca ‘bën bilancin’ e Moskës: U vranë për asgjë
03/05 14:26
Top News/ Franca i nxjerr shifrat Rusisë/ Janë vrarë tre herë më shumë ushtarë nga sa thotë Moska
03/05 13:39
Top Channel/ Gjermani, rrjet gjigand mashtrimi me call center-at: Përmasa të papara në Europë
03/05 12:25
Top Channel/ 3 maji, Dita e Medias: Tematika këtë vit i kushtohet mjedisit!
03/05 12:24
Top Channel/ Turqia ndalon tregtinë me Izraelin: Bllokim po nuk lejuat ndihmat në Gaza!
03/05 12:23
Top News/ ‘Spektakël’ i rrufeve mbi kullën Eiffel / Stuhi të tërbuara në Francë, një viktimë
03/05 12:11
Top News/ Macron: Do të çoj trupat në Ukrainë! NAPOLEONI I RI…Nëse Putin thyen vijën e frontit
03/05 12:05
Top News/ 5 ditë mbi pemë nga përmbytjet / Momenti i shpëtimit nga Kryqi i Kuq, Kenia nën ujë
03/05 12:03
Top News/ Aktivitet armiqësor rus në gjithë Evropën /NATO lëshon alarmin: Është ndezur lufta hibride
03/05 11:56
Top News/ Hamasi, sulm mbi forcat amerikane…!? Austin: Nuk ka asnjë sinjal që e tregon këtë
03/05 11:51
Top News/ Ukraina, në bisedime me Rusinë…!? Inteligjenca e Kievit: Në një moment të caktuar
03/05 11:46
Top News/ Rriten kërcënimet Gjermani-Rusi! Berlini paralajmëron pasoja pas sulmit kibernetik rus
03/05 11:08