Gjatë vitit 2016, kur në vend kultivimi i kanabisit arriti kulmin dhe ky fenomen u përhap masivisht, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka patur nën hetim mbi 40 efektivë të niveleve të ndryshme, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.