“Po kandidojnë biznesmenë”/ Instituti i Studimeve Politike: Përdoren për të financuar fushatat
05/02/2021 15:19

Partitë politike në funksion të fushatës elektorale edhe kësaj here kanë përfshirë disa biznesmen. Kontributi i tyre përkthehet në një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë. Por çfarë vlere të shtuar i sjellin parlamentit këta njerëz që vinë nga bota e biznesit? Afrim Krasniqi drejtor i Institutit të Studimeve Politike i pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu dha këtë koment. “Në tre legjislaturat e fundit numri biznesmenëve që partitë politike kanë vendosur ti sjellin në fusha elektorale e ti konkurrojë për deputetë ka qenë gjithnjë në rritje. Në fakt ka qenë një nga dështimet kryesore të parlamentit. Nëse ne shikojmë kurbën e aktivitetit parlamentar, pothuajse shumica e biznesmenëve kanë dështuar të për shkak se suksesin e tyre në fushën e biznesit nuk kanë arritur dot ta shprehin në politikë dhe shumica e tyre janë ata që quhen biznesmenë tranzicioni. Njerëz që janë bërë të pasur jo për shkak të aftësisë por për falë klientelës politike dhe botën informale në Shqipëri. Edhe në këto zgjedhje ka një lajm negative për Shqiptarët. Partitë po kërkojnë përsëri biznesmen për të sjellë në fushatë elektorale. Nëse ne shikojmë individët e deklaruar deri më sot shumica e ardhjeve të reja nuk janë nga bota akademikë, profesorë, figura publike nuk janë figura që kanë mundur të arrijnë sukses në profesionin e tyre dhe fitojnë një respekt publik por shumica janë njerëz biznesi për shkak se kryetarët e partive politike dhe partitë duan individin që ka numër llogarie që ka para në dispozicion e i përdor ato për një fushatë paralele që ndodh paralelisht me fushatën elektorale dhe pagesën e komisionerëve. Shumica e biznesmenëve dhe drejtuesit e fushatave elektorale paguajnë strukturën paralele të partisë, komisionerët paralel, individët që qarkullojnë vota dhe siç kemi parë ndër vite edhe skandale të trafikut të votave në zona të caktuara të Shqipërisë. Dhe ky përsëri është një lajm I keq për demokracinë në Shqipëri”. Intensifikimin e kërkesës nga ndërkombëtarët për mos-kalimin e traut të parlamentit nga të inkriminuarit Afrim Krasniqi e lidh me faktit se partitë politike në stafeve elektorale në drejtimin e qarqeve po përdorin çunat problematikë. “Dekriminalizimi është kthyer headlines përsëri për dy arsye. Së pari pasi kemi pritur që pas pesë viteve përvojë dhe pas shumë individëve të larguar nga parlamenti, bashkitë dhe administrata qendrore, individët me rekorde kriminale de-shkurajohen për të konkurruar për poste politike dhe vetë politika atyre ua mbyll derën. Në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ne po shohim që individët jo vetëm janë ç’inkurajuar por ata vijojnë të jenë aktiv në vijën e parë të politikës ose në vijën e dytë të stafeve elektorale në drejtimin e qarqeve në drejtimin e territoreve të caktuara edhe biznesin që lidhet me politikën. Dhe kjo ndodh se anjë prej tyre nuk është përjashtuar nga partitë politike respective. Madje individë që u larguan nga dekriminalizimi i shikojmë të rikthyer si një lajm i mirë për zgjedhjet por lajm I keq për Shqipërinë. Shqipëria me kaq shumë sfida nuk e ka luksin të ketë individë me rekorde kriminale në parlament. Parlamenti shqiptarë së paku meriton të ketë deputetë me CV të pastër. Fakti që SHBA dhe aktorë të tjerë e përsërisin me të madhe këtë problematikë dhe shqetësim duke paralajmëruar riskun që i sjell Shqipërisë lidhet edhe me një arsye tjetër se partitë duke dashur ta largojnë vetë përgjegjësinë kanë krijuar skema paralele taktike . Kanë krijuar disa parti të vogla të cilët mund të marrin individë të inkriminuar e ti përdorin këta në fushatë duke sjellë të tillë individë në parlament e duke thënë nuk është përgjegjësi e partive të mëdha por individë të partive pa interes publik. Në fakt asnjë prej tyre nuk fiton mandate parlamentare pa përkrahje të njerëzve nga partitë e mëdha siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara e siç ka ndodhur rëndomë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Top News – Suksesi i Urban Gen/ Një hapësirë për zërin, idetë dhe ëndrrat e të rinjve
18/11 16:39
Top News – Rekursi në Gjykatën e Lartë. Beqaj ofron 2 mln lekë për të dalë nga shtëpia
18/11 16:36
Top Channel/ Protesta e së mërkurës, një grup i vogël bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Durrësit
18/11 15:44
Top News- SPAK kërkon konfiskimin e 9 mln eurove. ‘Pasuri të krijuara nga trafiku i drogës në Itali’
18/11 15:36
Top Channel/ Konfirmohet rasti i parë me malarie. Shtetasi i huaj është izoluar në Shqipëri
18/11 15:24
Top News- Kreu tre vrasje në Shkodër/ Ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni
18/11 15:16
Top Channel/ Caktohet gjyqtarja e Ballukut.Atalanta Zeqiraj do të shqyrtojë dosjen e SPAK
18/11 15:12
Top News – Aeroporti i Tiranës kryeson ACI EUROPE, 23.3% më shumë pasagjerë në tremujorin e tretë
18/11 14:31
Top News – Berisha fton sërish partitë opozitare/ Kreu i PD: Të bashkohemi kundër Ramës në një front
18/11 13:51
Top News – Rama prezanton buxhetin në Kuvend: Është historik! Nuk thellojmë hendekun në shoqëri
18/11 13:40
Top News – Mbante armë zjarri pa leje / Arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, procedohet pasagjeri
18/11 13:39
Top Channel/ Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy “Mercedes”, 6 të plagosur
18/11 13:31
Top Channel/ ‘Opingat Lushnja prap asnjë rrugë’,Koreshi:Bashkia ka 400 milion detyrime, ulëritëse…
18/11 13:30
Top News – Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë. Por, ikin në shtëpi duarbosh: Lekët mbaruan!
18/11 13:13
Top News – 28 të gjobitur, 24 të proceduar / Policia ndëshkon protestuesit që bllokuan bulevardin
18/11 13:06
Top Channel/ Bllokohet flota e peshkimit në Durrës/ Dallgëzimi arrin deri në 6 ballë
18/11 12:54
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin/ dallgë deri në 2.5 metra dhe erë e fortë në Vlorë
18/11 12:53
Top Channel/ Rasti i parë me Malarie, një shtetas i huaj i izoluar, dyshohet një tjetër i infektuar
18/11 12:53
Top Channel/ E mërkura e protestës/ Policia merr masa sigurie në pritje të nisjes së protestës
18/11 12:52
Top Channel/Atalanta Zeqiraj do shqyrtojë dosjen e Ballukut, 28 të pandehur dhe 10 tendera nën hetim
18/11 12:52