Plarent Dervishi dhe Suel Çela janë dy subjektet e radhës që OFL paraqiti sot. Të dy këta nuk janë emra të panjohur. Emri i Dervishit u përmend dhe më herët në rastin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku ai u thirr për të dëshmuar, ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol.