Koalicioni për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme do të vëzhgojë nga afër procesin e votimit në 350 qendra votimi, të zgjedhura rastësisht në qarkun e Tiranës e më pas në të 18 qendrat e numërimit në qark. Gjatë një konference për shtyp përfaqesuesit e këtij koalicioni paraqitën planin e vezhgimit.