Plagos bashkëshorten italiane/ Arrestohet Kastriot Dema në një fshat të Rrogozhinës
28/01/2021 12:16

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Ballaj të njësisë administrative Gose të bashkisë Rrogozhinë. Kastriot Dema ka plagosur me thikë pas një konflikti bashkëshorten e tij italiane Karlota. Çifti prej disa vitesh ishte kthyer nga Italia dhe kishin ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Pas disa vitesh midis çiftit kanë nisur mosmarrëveshjet duke shkuar deri në dhunë fizike ku para një viti shtetasja italiane kishte marrë urdhër mbrojtje. Por edhe pse kishte urdhër mbrojtje çifti jetonte në të njëjtin apartament. Sipas banorëve të zonës mbrëmjen e djeshme mendohet se shkak I debatit të mbrëmshëm është bere ditëlindja e Karlotës e cila ka festuar ditëlindjen në shoqërinë e disa meshkujve të tjerë. Pas disa orësh që ka filluar festa mendohet se janë konfliktuar me Kastriotin ku ky i fundit në gjak nxehtësi e sipër ka goditur me thikë bashkëshorten e tij e duke i shkaktuar plagë në trup. Sipas banorëve midis Kastrioti është përleshur dhe me personat e tjerë të cilët ishin prezent në lokal. “Gjykata le ta japë të drejtën. Italiania le të divorcohet në Itali. Nuk ka shkuar mirë dhe janë në proces divorci. Nuk e dimë se kush është fajtori, kanë dy fëmijë, i kanë në Itali i mban me dado. I kanë përzënë në Itali dhe se di se si rrinë pa i pa fëmijët. Goca 7, çuni 3 janë moshat e fëmijëve. Ai ka qenë në arrest dhe ka vazhduar gruaja me biznesin, ata patën konflikt dhe biznesin e ka vazhduar ajo. Ajo ka qenë me lloj lloj shoku aty edhe si mund të durojë ai që të vijë gruaja aty. Aty e la, nuk e di se si e kanë lënë, të rrijë në shtëpi të vet por në arrest. Këta vetëm e shtyjnë divorcin”, tha gruaja. Pas ngjarjes është njoftuar policia e cila ka ber të mundur dhe ndalimin e Kastriot Demes.

Top News/ Lulzim Basha i paraprin Edi Ramës, nis nga Italia takimet me diasporën
26/04 15:42
Top News/ Tentoi të vrasë një person në Shirokë/ Apeli zbut dënimin për 30-vjeçarin shkodran
26/04 15:35
Top Channel/ Dasma e Skënderbeut! Festa e përvitshme me vënien në skenë të martesës në Ardenicë
26/04 15:34
Top News/ Protesta e katërt para Bashkisë. Kërkohet dorëheqja e Veliajt…me vezë, mollë e molotov
26/04 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e “Robotech, konkursi me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”
26/04 15:30
Top Channel/ Kapet me kokainë gati për shitje, policia vë në pranga të riun në Shëngjin
26/04 15:13
Top Channel/ Protestë me molotov te bashkia! Opozita mblidhet sërish kundër Veliajt
26/04 15:12
Top News/ Tentativë vrasje e vjedhje me pasoja të rënda/ Të dënuar me 25 vite, arrestohen dy persona
26/04 14:30
Top Channel/ Tirana, marrëveshje me Parisin në fushën e industrive kreative
26/04 14:29
Top News/ Akuzat e RAI e interpelanca e Bardhit, Rama: S’ka urgjencë, të sqarohemi një herë italisht
26/04 14:25
Top News/ Nuk mbijeton dot foshnja në Gaza / ’U lind’ nga barku i nënës së vrarë në bombardime
26/04 14:03
Top News/ Korrupsioni me pronat në bregdet/SPAK mbyll hetimet për dy ish-zyrtarë të bashkisë Sarandë
26/04 14:01
Top News/ ‘Taksimi cenon Kushtetutën’. Tabaku, takim në Kuvend me profesionistët e lirë
26/04 13:49
Top Channel/ Rithemelimi mbyll protestën pas 120 minutash. Molotov e vezë drejt Bashkisë së Tiranës
26/04 13:20
Top Channel/ Doli hapur kundër qeverisë në këngët e tij, dënohet me vdekje reperi iranian!
26/04 13:08
Top Channel/ Sinoptikantja: Pas ditës së nesërmes, ndërpriten reshjet e shiut! Java fillon me diell
26/04 13:01
Top Channel/ Opozita dhe protestuesit kërkon hapjen e gardhit metalik, përpiqet të largoj policinë
26/04 13:00
Top Channel/ Tentativa për t’u futur në bashki, protestuesit kërkojnë hapjen e dyerve
26/04 12:57
Top News/ Bashkëpunimi me Francën. Veliaj nënshkruan marrëveshje për industrinë kreative
26/04 12:55
Top Channel/“Fort, tërhiqe,bravo”, policët përballen me revoltën e protestuesve para Bashkisë Tiranë
26/04 12:53