Peshq në buzë të rrugës apo në lulishte dhe mbi bar- këto janë pamje të marra ditën e sotme nga Bulqiza. Reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje të shumta. Mësohet se rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër është pushtuar nga uji. Një situatë e tillë ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, duke bllokuar akse të shumta rrugore.