Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e konsideron të pazakontë dhe të padëshirueshëm konfliktin e shkaktuar me kishën në Përmet, duke u shprehur se këta priftërinj po lejojnë të përdoren politikisht, ndërkohë që gjithçka duhet të zgjidhet brenda kuadrit ligjor të vendit tonë.