Duke ndjekur pasojat e përmbytjeve të lumenjve në jug të vendit tonë, meteorologët greke pohojnë për Top Channel se e keqja më e madhe ka kaluar, duke theksuar se ka qënë një implikim kushtesh atmosferike që kanë shkaktuar prurje të jashtëzakonshme uji duke filluar që nga burimet e lumit Vjosë në malet e Pindut në Greqi, prurje të cilat ishte e pamundur të përballoheshin me çfarëdolloj mënyre.