Janë shumë pak kilometra rrugë, sapo hyn në qendër të qytetit të Elbasanit për të shijuar një bukuri të virgjër natyrore. Ilnisa Agolli, na prezanton me fshatin që ndrin buzë liqeneve. Fshati Funar. Një pasuri e pazakontë e Bashkisë Elbasan, me resurse natyrore të jashtëzakonshme. Me njerëz mikëpritës, që nuk ngurojnë të hapin dyert e shtëpisë duke të rrëfyer vendin, punën e përditshme dhe zhvillimin e agrokulturës në atë terren kodrinor-malor. Një zbulim tjetër është edhe eksplorimi në shpellën më të famshme aty. Shpellën e Mbytjes. Cila është historia e saj dhe përse Funari duhet vizituar patjetër?