Nga Lushnja, aty ku 100 vjet më parë mbajti punimet Kongresi i Lushnjes, u përkujtua sot shpallja e Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, çka shënoi edhe çeljen e aktiviteteve festive që do të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Zv. Kryeministri Erjon Braçe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, deputetë të zonës dhe drejtues vendorë, nderuan dhe vlerësuan familjet që, në ato vite jo të lehta për vendin, dhanë kontributin e tyre që Tirana të jetë sot qyteti që përfaqëson shqiptarët.