8 persona janë arrestuar në Elbasan, 48 orët e fundit gjatë kontrolleve të policisë rrugore. Kështu, kanë rënë në pranga E. K., 19 vjeç, banues në Elbasan; N. S., 46 vjeç, banues në Elbasan; D. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan; B. M., 62 vjeç, banues në Belsh dhe I. M., 58 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.