Për peshk në Vlorë; Amatorët që çlodhen duke peshkuar në anë të detit
30/07/2019 13:02
Çdo ditë në portin e Vlorës gjen peshkatarë amatorë që gjuajnë peshk për të kaluar kohën e lirë dhe për pasion. Në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës gjen peshkatarë, qytetarë vlonjatë, por në verë edhe pushues, që peshkojnë me grepa.