Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve. Në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje.