Me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit aleanca e dikurshme e tij me Edi Ramën u kthye në përplasje të hapur publike. Me një letër të publikuar nga burgu një ditë më parë, Veliaj deklaron se është kërcënuar për të dhënë dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe të pranojë se ka dorë në protestat që nisën si revolucion i flamingove. Por prej një viti e gjysmë, Veliaj po drejton bashkinë nga qelia e burgut, pasi akuzohet për korrupsion. Prej vitesh ai u konsiderua si ndër njerëzit më besnikë të Ramës. Por duket se me arrestimin e Veliajt nga sistemi i ri drejtësisë, ndryshoi dhe marrëdhënia mes tyre.